top of page

Skandal pas ndarjes, burri kërcënon gruan me publikimin e videove private

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një rast i dhunës psikologjike në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh pas problemeve mes çiftit.


Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari me inicialet M.S. dyshohet se pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen dhe procesin e shkurorëzimit, ka kërcënuar bashkëshorten përmes telefonit.


Referuar kallëzimit të bërë nga viktima, ai i kishte thënë se do të publikonte fotografi dhe video të saj në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet dhe fjalët fyese ndaj saj.

Burime bëjnë me dije se mes palëve nuk ka pasur kontakt fizik, por rasti është cilësuar si dhunë psikologjike dhe kërcënim.


Ndërkohë, i dyshuari ende nuk është lokalizuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.


Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page