Skena si në film/ Tentoi t’i ikte policisë dhe u përplas me makinën e tyre
- 31 minutes ago
- 1 min read
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas autoriteteve, Rezart Abazaj nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Gjatë ndjekjes nga patrulla, ai është përplasur me automjetin e policisë, duke shkaktuar tension në vendngjarje.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 44-vjeçari kishte 1.4 mg/l alkool në gjak, nivel që konfirmon se drejtonte mjetin në gjendje të rënduar nga alkooli.
Policia bën me dije se Abazaj nuk është i panjohur për autoritetet, pasi rezulton përsëritës për raste të ngjashme dhe ka precedentë të mëparshëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur ai, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar kontrollit, përplaset me automjetin e policisë, duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme.
“KORÇA BOOM”
















