top of page

SKËNDERBEU/ Gjoka dhe stafi i tij të vetmit të pathyeshëm në kategorinë e parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Sot për Skënderbeun ishte fitorja numër 7-të në 8-të javë të luajtura deri tani.


Sigurisht që të gjithë ata që e ndoqën këtë takim, mund të thonë që nuk ishte një ndeshje super, apo e mirë për Skënderbeun, por në fund të fundit vlejnë pikët dhe 3 pikët sot i mori Skënderbeu.


Në një kampionat ka ndeshje që fitohen edhe me një episode, apo ka ndeshje që luan super dhe nuk arrin të fitosh dhe futbolli prandaj është i bukur. Skënderbeu në fund të fundit arriti të shënonte një fitore minimale dhe me 3 pikë që vlejnë shumë, duke e bërë që të vazhdojnë “marshimin” drejt superligës.


Presidenti Ardjan Takaj dhe stafi i tij e kanë ndarë mendjen për të siguruar sa më parë objektivin madhor, ndërkohë që dy fjalë meriton padiskutim edhe trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij.


E kanë bërë detyrën në mënyrën më të mirë, pasi kanë marrë thuajse mbi 95% të pikëve në 8-të javë dhe nuk janë pak. Skënderbeut të Ernest Gjokës i mungojnë vetëm dy pikë, ai barazim në Lushnjë, por gjithsesi sot për sot Gjoka është më i miri i kategorisë së parë.

Bravo djemve të ekipit! Bravo padiskutim edhe për presidentin Takaj një nga presidentët më të mirë jo në kategorinë e parë, por në futbollin shqiptar.


Bravo dhe Gjokës me stafin e tij. Ky Skënderbe është vërtet për notën 10-të deri në këto momente!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page