SKËNDERBEU/ Miqësorja e dytë ndaj Besës. Ja kur luhet!
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Skënderbeu do të luajë ndeshjen e dytë miqësore verore ndaj Besës ditën e shtunë në datën 2 gusht dhe ky është testi i dytë i kësja faze përgatitore verore. Pak ditë më parë Skënderbeu luajti testin e parë ndaj Strugës së Bledi Shkëmbit që përfndoi 0-4 për miqtë dhe sigurisht ishte një miqësore që i mërziti të gjithë në juglindje.
Gjithsesi skuadra është në fazë përgatitore dhe sigurisht që ndeshje të tilla duhet të jenë sa më të shpeshta për të parë formën e skuadrës dhe përgatitjet që po bën ekipi, pavarësisht se 23 gushti, që është dita e startit të kategorisë së parë, është i largët dhe ka kohë deri ditën e parë.
Sigurisht që Skënderbeu është në merkato dhe është në pritje edhe të tre përforcimeve të tjera dhe Gjoka më shumë po shikon formën e lojtarëve deri në këtë pikë, ndërkohë që ka shumë pikëpyetje, të cilat do të zgidhen me ndeshjet miqësore.
Në datën 2 gusht do të luhet ndaj Besës, ndërkohë që ora akoma nuk është përcaktuar.
Më pas skuadra do të luajë ndaj Pogradecit, Vorës, Luftëtarit dhe një ekipi tjetër që akoma nuk është gjetur.
Ndeshjet miqësore të zyrtarizuara deri tani:
Skënderbeu-Struga 0-4
2 gusht Skënderbeu-Besa
6 gusht Pogradeci-Skënderbeu
9 gusht Skënderbeu-Vora
12 gusht Skënderbeu-Luftëtari
“KORÇA BOOM”
