top of page

SKËNDERBEU/ Pas humbjes me Aston Villën vjen humbja me Dinamo City në kampionat!

  • Nov 11, 2025
  • 1 min read

Dinamo City – Skënderbeu 3-0

Shënues: James 11’, 37’, Koma 19’

 

Skënderbeu pas humbjes me Aston Villën në ndeshjen europiane, të cilën e humbi mesjavën e kaluar 6-0 dhe u skualifikua, ditën e djeshme ka pësuar një tjetër humbje të rëndë 3-0 në kryeqytet ndaj Dinamo City. Kjo humbje tregon se skuadra U-19 akoma nuk po mbledh dot veten nga Europa dhe tashmë ndodhet në krizë rezultatesh.


Ditën e djeshme ndeshja e prapambetur mes Dinamo City dhe Skënderbeu përfundoi 3-0, një humbje që përpos rezultatit të shqetëson fakti se Skënderbeu pësoi 3 gola në 37 minuta.


Një ndeshje e dobët dhe për tu haruar një orë e më parë, ndërkohë që Skënderbeu në kampionat ndodhet në krizë rezultatesh, pasi ka vetëm 8 pikë në 7-të javë të luajtura dhe ka lënë prapa vetëm 2 skuadra.


Më poshtë sjellim edhe renditjen dhe fotot e humbjes së djeshme ndaj Dinamos, një humbje që ka shokuar bardhekuqtë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page