I pezulluar, por në qendër të vëmendjes: çfarë po ndodh në Rrogozhinë?
- 4 days ago
- 1 min read
Lëvizje e rëndësishme pritet në futbollin shqiptar, teksa Edlir Tetova është shumë pranë largimit nga stoli i Egnatia.
Trajneri që arriti të shkruajë historinë me skuadrën nga Rrogozhina, duke e kthyer në një nga ekipet më konkurruese në kampionat, duket se do të mbyllë aventurën e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Edhe pse aktualisht ndodhet nën një pezullim 6-mujor nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk lejohet të drejtojë ekipin nga pankina gjatë ndeshjeve, Tetova do të vijojë të jetë në krye të skuadrës deri në fund të garës për “Final 4”.
Pavarësisht kësaj situate, ndikimi i tij në ekip mbetet i padiskutueshëm, ndërsa drejtimi teknik dhe puna e tij pritet të vazhdojnë normalisht deri në mbylljen e objektivave sezonalë.
Sa i përket së ardhmes, burime pranë klubit bëjnë me dije se destinacioni më i mundshëm për Tetovën është Teuta Durrës. Një rikthim në “shtëpi” për trajnerin, i cili mund të marrë drejtimin e durrsakëve në sezonin e ardhshëm, në një përpjekje për të rikthyer ekipin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.
Zyrtarizimi i largimit pritet të vijë pas përfundimit të “Final 4”, duke shënuar fundin e një epoke të suksesshme te Egnatia dhe fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e trajnerit.
“KORÇA BOOM”
















