top of page

SKËNDERBEU/ Saleh Nasr dhe Klevis Shaqe në 11-shen më të mirë të javës në kategorinë e parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pas përfundimit të javës së 2-të të ndeshjeve në Kategorinë e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen titullare dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.


Sinan Dani i ekipit të Burrelit është përzgjedhur si portieri më i mirë. Në mbrojtje rreshtohen katër lojtarët: Klevis Shaqe (Skënderbeu), Gëzim Krasniqi (Iliria), Rei Zaimi (Luftëtari) dhe Odirah Ntephe (Lushnja).


Mesfusha përbehet nga: Sokol Mziu (Korabi), Juan Jose Arango Aristizabal (Burreli) dhe Sander Kalaj (Laçi).


Në majën e sulmit qëndron Godswill Chinwendu i Besës, ndërsa krahët përbëhen nga Saleh Nasr (Skënderbeu) dhe Olsi Myrta (Laçi).


Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Laçit, Stefano Senigagliesi.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page