top of page

EKSKLUZIVE/ Bismark firmos te Vllaznia, rikthehet Ramos, ikën Frenklin, vjen Mario Gjata

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 minutes ago
  • 1 min read

Në këto momente burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije lëvizjet e fundit te Skënderbeu.


Lajmi i parë ka të bëjë me largimin përfundimtar të Bismark që ka firmosur me Vllazninë dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Të gjitha hamendësitë kanë marrë fund dhe Bismark tashmë nuk ka asnjë iluzion, pasi është pjesë e Vllaznisë.


Por largimin e Bismark bardhkeuqtë e kanë zgjidhur menjëherë, pasi kanë firmosur me Mario Gjatën, futbollistin fierak që së fundmi ka qenë pjesë e Bylisit dhe tashmë do të udhëtojë në juglindje për t'u veshur bardhekuq.


Ndërkohë një tjetër lajm ka të bëjë me rikthimin e Marko Ramos. Braziliani do të rikthehet te Skënderbeu dhe në këtë mënyrë do të qëndrojë te Skënderbeu deri në fund të sezonit.


Lajmi i fundit ka të bëjë edhe me një tjetër largim, teksa Franklin Kamleu është larguar nga Skënderbeu.


Të gjitha këto janë të rejat më të fundit në kampin bardhekuq që zbulohen nga portali ynë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page