top of page

LAJM I FUNDIT/ Policia në Kolonjë gjen fëmijën 9-vjeçar të humbur prej disa orësh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Kolonjë


Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në qytetin e Kolonjës.


Punonjësit e Policisë në Kolonjë i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, djalin 9-vjeçar nga fshati Taç, Kolonjë.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë gjetur në aksin rrugor një fëmijë rreth 9-vjeç (me aftësi ndryshe), i cili ishte larguar nga banesa, pa djeninë e prindërve.


Pas rreth një ore, punonjësit e Policisë së bashku me shërbimin sociale të Bashkisë Kolonjë kanë bërë të mundur gjetjen e basnesës së djalit. Djali ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë prindërve të tij


Prindërit e fëmijës kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e djalit të tyre.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page