Goditje e fortë, ekipi mjekësor ndërhyn menjëherë
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Portieri i Gjilanit, Vokli Laroshi, pësoi një goditje të fortë në fytyrë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Llapit, pas një kontakti me lojtarin Aleks Gnapi. Menjëherë pas incidentit, ekipi mjekësor i klubit reagoi shpejt duke i dhënë ndihmën e parë në fushë. Për arsye sigurie dhe sipas protokolleve mjekësore, u vendos që Laroshi të zëvendësohej menjëherë.
Sipas njoftimit të klubit, gjendja e portierit është e mirë dhe pa pasoja serioze. Ai vazhdon të ndjejë dhimbje të lehta në kokë, të cilat po monitorohen nga stafi mjekësor.
Laroshi do të vazhdojë trajtimin dhe pushimin e nevojshëm, ndërsa rikthimi në stërvitje dhe aktivitet sportiv do të bëhet pas konsultimeve të radhës me stafin mjekësor të ekipit.
"KORCA BOOM"



















