top of page

Punëtori humb jetën pas kontakteve me energjinë elektrike

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.


Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.


Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk mundi të shpëtohej.


Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në aksident.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page