top of page

Vetëm dy pikë diferencë: Norris fiton duelin dramatik me Verstappen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Ka përfunduar sezoni 2025 i Formula 1 dhe kampion i botës është shpallur piloti i skuadrës McLaren, Lando Norris. Britanikut i mjaftoi vendi i tretë në garën finale të zhvilluar në Abu Dhabi, në pistën Yas Marina, për të siguruar titullin e tij të parë në karrierë.


Max Verstappen, piloti i Red Bull, e fitoi garën e fundit dhe bëri gjithçka që ishte e mundur për të mbrojtur titullin pas katër sezoneve dominim, por nuk arriti të përmbyste diferencën në renditje. Ai e mbylli sezonin me 421 pikë, ndërsa Norris me 423 pikë, pra vetëm dy më shumë se rivali i tij kryesor.


Gjatë gjithë sezonit gara për kreun ishte e fortë, me Norris që u përball jo vetëm me Verstappen, por edhe me shokun e tij të skuadrës, Oscar Piastri, i cili e mbylli kampionatin me 410 pikë dhe qëndroi gjithashtu në luftë për titull deri në fund.


Tri vendet e para në garën e Abu Dhabit u renditën si më poshtë: Verstappen i pari, Piastri i dyti dhe Norris i treti. Ky rezultat ishte i mjaftueshëm për McLaren-in që të rikthehej në majë të botës së Formula 1 pas shumë vitesh pritjeje.


Norris, i cili tashmë mban titullin e kampionit të ri të Formula 1, njihet gjithashtu si një tifoz i zjarrtë i klubit anglez të futbollit Manchester United.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page