SKËNDERBEU/ Takaj në Korçë. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Vetëm 48 orë nga starti i përgtaitjeve verore të skudrës së tij në qytetin juglindor ka zbarkuar presidenti Ardjan Takaj. Burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se njëshi i Skënderbeut mbërriti në Korçë për tu takuar me lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit.
Të njëjta burime bëjnë me dije se Takaj është interesuar në lidhje me lojtarët që kanë mbërritur deri në këto momente dhe janë vënë nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka dhe sigurisht që ka marrë informacione për pjesën tjetër të futbollistëve që akoma nuk janë bashkuar me skuadrën.
Për Takajn kjo ishte vizita e tij e parë në juglindje qysh pas atij momenti të ndeshjes së fundit me Bylisin, kur Skënder eu u mposht dhe zbriti në kategorinë e parë.
Një takim njëshi i klubit ka pasur edhe me Drejtorin Sportiv Ardi Gjançi, me të cilin ka biseduar rreth afrimeve që pritet të ketë te Skënderbeu edhe pse në fakt është deklaruar që do të jenë me pikatore.
Gjatë ditës së sotme Takaj mësohet se do të largohet nga Korça dhe do të rikthehet sërish shumë shpejt për të qëndruar me gjatë dhe për të qendë pranë grupit në një mision jo fort të lehtë, që është ringjitja e menjëhershme në ligën superiore.
“KORÇA BOOM”
