top of page

Skënderbeu drejt Superiores, Ernest Gjoka zbulon frymëzimin nga Chelsea

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Skënderbeu po konfirmohet si pretendenti kryesor për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë, një objektiv që do të sillte rikthimin e korçarëve në Superiore pas vetëm një viti mungesë.


Një meritë e madhe në këtë ecuri pozitive i atribuohet trajnerit Ernest Gjoka, i cili ka ndërtuar një skuadër solide dhe konkurruese, duke treguar qartazi ambicie për ngjitjen në elitë.


Së fundmi, vetë Gjoka ka zbuluar edhe disa nga “sekretet” e punës së tij. Trajneri korçar ka publikuar në InstaStory disa skema taktike që përdoren nga Enzo Maresca te Chelsea, duke lënë të kuptohet se i merr ato si shembull dhe frymëzim në ndërtimin e lojës së Skënderbeut.


Kjo tregon vëmendjen e Gjokës ndaj detajeve taktike dhe ndjekjen e trendeve moderne të futbollit europian, elemente që po reflektohen edhe në rezultatet e skuadrës.

"KORCA BOOM"


bottom of page