SKËNDERBEU/ Dy janë të huazuar dhe do të kthehen. Një tjetër pritet të rikthehet. Ja kush vjen në Korçë
- 7 hours ago
- 1 min read
Ndërkohë që jemi në momentet e para të pushimeve për Skënderbeun, drejtuesit nuk knë ndërmend që të pushojnë, pasi kanë filluar të mendojnë qysh në këto momente për ndërtimin e Skënderbeut të ri të superligës.
Ka ditë që në ambjentet e futbollit në juglindje po flitet për trajnerin e ri, por akoma presidenca nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të zbardhur emrin e njëshit të stolit që do të drejtojë skuadrën në superligë.
Nga ana tjetër është menduar që një pjesë e lojtarëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe në kategorinë e parë të qëndrojnë dhe klubi ka piketuar më të mirët që nga Marko Alia dhe me radhë për të rifilluar edhe njëherë firmosjen e kontratave.
Një tjetër çështje është edhe ajo e lojtarëveqë janë në huazim dhe dy të parët që pritet të rikthehen janë Bismark dhe Ardit Nikaj. Të dy sulmuesit që kanë qenë pjesë e ekipit në sezonin kur skuadra ishte në superligë, kanë akoma kontratë me Skënderbeun.
Bismark luajti me Vllazninë dhe më 30 qershor mbyll huazimin dhe do të kthehet te Skënderbeu. Në të njëjtën datë mbyll huazimin edhe Nikaj, që luan në Poloni. Të dy futbollistët pritet të vazhdojnë me Skënderbeun.
Një tjetër lojtar që nuk ka kontratë por që pritet të rikthehet për të veshur edhe njëherë fanelën bardhekuqe është edhe mesfushori Dean Liço. Korçari që luan në Turqi mbyll kontratën këtë fundsezoni dhe dyert në klubin bardhekuq i ka të hapura. Liçon e duan të gjithë në juglindje dhe sigurisht që rikthimi i tij mezi pritet, teksa është një lojtar me shumë vlera në mesin e fushës.
“KORÇA BOOM”
















