SKËNDERBEU e mbyll me 3 huazime! Ja tre emrat e futbollistëve…
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu huazon tre lojtarë.
Skënderbeu ka zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve gjatë kësaj merkatoje, të cilët do të vijojnë sezonin si të huazuar te ekipe të tjera. Bëhet fjalë për Altin Ukiçin, Abiodoun Tayo dhe Rigels Hasa.
Lëvizja vjen në kuadër të rregullimit të organikës dhe krijimit të më shumë hapësirave për konkurrencë brenda skuadrës, ndërsa tre lojtarët pritet të gjejnë më shumë minuta aktivizimi te ekipet e reja.
“KORÇA BOOM”



















