top of page

SKËNDERBEU frikëson gjithë kategorinë e parë me dyshen sulmuese Nasr-Bismark

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu akoma nuk mund të thuhet se ka mbyllur merkaton verore, pasi priten lëvizje edhe pse ka mbetur edhe pak kohë deri në start. Sigurisht që një pjesë e mirë e kontigjentit të futbollistëve bardhekuq kujtojmë që kanë qenë edhe vitin e kaluar në superligë.


Kjo do të thotë se Skënderbeu është skuadër thuajse e bërë dhe gati për të përballuar sezonin, ndërkohë që obektivi i vetëm është ngjitja në superligë.


Me këtë grup që ka Skënderbeu sigurisht që të gjitha ekipet ia kanë frikën dhe Skënderbeu është skuadra e parë që pritet të udhëheqë kategorinë e parë që në javën e parë dhe deri në fund.


Sigurisht që të gjitha repartet janë të “frikshme” pasi ka lojtarë me përvojë, por reparti që bie në sy dhe që pritet të udhëheqë ekipin drejt suksesit, është sulmi. Me dyshen në majë, Saleh Nasr dhe Bismark, çdo ekip do ia kishte frikën këtij Skënderbeu. Sulm më të fortë se bardhekuqtë nuk ka në 11 ekipet e tjera të kategorisë së parë.


Gjithsesi akoma duhet pritur nëse kjo dyshe do të jetë përfundimtare, pasi shumë klube, brenda dhe jashtë vendit, duan akoma shërbimet e këtyre dy lojtarëve që janë “xhevahirë”.

Nasr-Bismark padiskutim që janë më të frikshmit dhe do të donte t'i kishte çdo ekip tjetër. Suksese Skënderbe!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page