Skënderbeu-Laçi për titullin kampion të hënën/ Në Korçë duan vendin e parë!
- 5 hours ago
- 1 min read
Ditën e hënë në datën 4 maj ul siparin kategoria e parë, ndërkohë që e gjithë vëmendja në orën 17:00 do të jetë në stadiumin “Skënderbeu”, teksa dy skuadrat më të mira të kësaj kategorie, Skënderbeu dhe Laçi do të diskutojnë titullin kampion.
Skënderbeu ka disa avantazhe këtë përballje të fundit të sezonit, pasi luan në shtëpi dhe ka mbështetjen kryesore, tifozët. Nga ana tjetër Skënderbeu është 1 pikë para kurbinasve dhe ka dy rezultate në favor, fitoren, por edhe barazimin. Laçianëve u bën punë vetëm fitorja.
Në Korçë duan vendin e parë dhe është mëkat nëse Skënderbeu e lëshon, pasi ka kryesuar nga fillimi dhe e merriton plotësisht titullin kampion të kategorisë së parë. Gjithsesi të dy skuadrat e kanë siguruar superligën dhe luajnë të qeta, teksa enigma e fundit është kush do të ngjitet në podium për të ngritur trofeun e kësaj kategorie.
Të dielën një dutë përpara ndeshjes finale për titulli luhen edhe përballjet e tjera, teksa fundi i tabelës do të jetë dramatik deri në javën e fundit.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet e javës së fundit të kategorisë së parë, që startojnë në të njëjtën orë, 15:00, këto në datën 3 maj dhe një ditë më vonë më 4 maj, finalja Skënderbeu-Laçi që do të startojë në orën 17:00.
JAVA 33
3 MAJ (E DIEL)
ORA 15:00 Korabi-Iliria
ORA 15:00 Kukësi-Besa
ORA 15:00 Lushnja-Kastrioti
ORA 15:00 Apolonia-Burreli
ORA 15:00 Luftëtari-Pogradeci
4 MAJ (E HËNË)
ORA 17:00 Skënderbeu-Laçi
“KORÇA BOOM”
















