top of page

Skënderbeu mbetet kryesues, por Laçi dhe Pogradeci ngushtojnë diferencën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu tashmë udhëheq renditjen me vetëm 4 pikë avantazh ndaj kurbinasve por me një ndeshje më pak. Ecuria e Skënderbeut tregon se kreu i kampionatit mbetet i hapur dhe gara për vendin e parë është ende shumë e fortë.


Pogradeci vazhdon formën e mirë dhe regjistron një tjetër fitore, duke ndjekur nga afër vendin e dytë. Apolonia dhe Iliria janë me pikë të barabarta, 22, dhe ndajnë vendet e 4-t dhe 5-të në renditje, ndërsa Korabi dhe Burreli po ashtu kanë pikë të njëjta dhe qëndrojnë në mes të tabelës.


Në vendin e fundit mbetet Kukësi, me vetëm 2 pikë më pak se Luftëtari, i vendi i 11-të, duke treguar se veri-lindorët kanë nevojë të përmirësojnë rezultatet për të shmangur rënien. Për më tepër, Besa dhe Lushnja do të përballen nesër, një takim që mund të ndryshojë situatën në fund të tabelës.


Renditja aktuale pas javës së 16-të tregon një kampionat të hapur, me disa ekipe që luftojnë fort për objektivat kryesore, duke garantuar emocion deri në fund.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page