SKËNDERBEU me “marsh të pestë”/ Sot pret i qetë ndeshjet e tjera. Ja renditja me bardhekuqtë të shkëputur në krye!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu edhe pse me shumë vështirësi dje ja doli të siguronte një tjetër fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Kastriotin në shtëpinë e vet.
Me këtë trepikësh Skënderbeu e shikon veten në kuotën e 47 pikëve edhe më i shkëputur nga dy ndjekësit më të afërt, Laçi dhe Pogradeci, skuadra që i luajnë sot ndeshjet e tyre të javës së 20-të.
39 pikë janë kurbinasit dhe 36 pikë pogradecarët, ekipe që do do të kërkojnë fitoret sot Laçi me Luftëtarin dhe Pogradecin me Korabin.
Katër ndeshje të tjera të kësaj jave luhen sot, ku përveç kryesuesve bien në sy edhe dy ndeshjet e tjera Kukësi-Besa dhe Iliria-Apolonia. Të gjtiha takimet startojnë në orën 13:30.
Java e 20-të mbyllet nesër me ndeshjen Lushnja-Burreli.
Më poshtë sjellim kalendarin e kësaj jave dhe renditjen e deritanishme me Skënderbeun +8 pikë nga Laçi dhe +11 pikë nga Pogradeci. Si do të ndryshojë renditja pas ndeshjeve të sotme, kjo mbetet për tu parë:
JAVA 20
30 janar 2026 (DJE)
Skënderbeu-Kastrioti 2-1
31 Janar 2026 (SOT)
Ora 13:30 Laçi-Luftëtari
Ora 13:30 Kukësi-Besa
Ora 13:30 Pogradeci-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Apolonia
1 Shkurt 2026 (NESËR)
Ora 13:30 Lushnja-Burreli
“KORÇA BOOM”



















