top of page

Tre pikë, qetësi dhe besim: Mesazhi i Ernest Gjokës pas fitores

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Skënderbeut, Gjoka, u shpreh i kënaqur me tre pikët e fituara, duke vlerësuar mbi të gjitha mënyrën se si skuadra e tij e menaxhoi takimin. Në analizën e tij, tekniku theksoi se ekipi tregoi kujdes dhe maturi sidomos në minutat e para të lojës.


“Mund të them se në gjysmën e orës së parë jemi munduar të njohim kundërshtarin dhe kemi qenë të kujdesshëm në veprimet tona. Ata kishin ardhur në Korçë për të marrë pikë dhe u paraqitën me një mënyrë tjetër loje, më të mbyllur dhe më të organizuar. Megjithatë, besoj se ja dolëm, pasi arritëm të shfrytëzojmë rastet që krijuam”, u shpreh Gjoka pas ndeshjes.


Ndërkohë, trajneri i korçarëve u ndal edhe te afrimet e fundit në ekip, duke vlerësuar kontributin dhe cilësinë që këta lojtarë pritet të sjellin. Sipas Gjokës, bëhet fjalë për futbollistë me eksperiencë të konsiderueshme, jo vetëm në Superligë, por edhe përtej saj.


“Janë futbollistë me përvojë, jo vetëm në Superligë, por edhe më gjerë. Jam i kënaqur me merkaton që klubi ka bërë deri tani dhe besoj se këto afrime janë një vlerë e shtuar për skuadrën”, deklaroi ai.


Me këtë fitore dhe me një grup që po konsolidohet gjithnjë e më shumë, Skënderbeu duket se ndodhet në një pozicion komod, çka i lejon korçarët të jenë më të qetë në krye të renditjes dhe të shohin me optimizëm vazhdimësinë e sezonit.

"KORCA BOOM"


bottom of page