Skënderbeu – Kastrioti 2-1, fitore e madhe për bardhekuqtë
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu-Kastrioti 2-1
Shënues: Gjini 51', Beshiraj 88' / Xhixho 92'
Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar sot në Korçë, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.
Pjesa e parë u karakterizua nga luftë e fortë në mesfushë dhe tension, por pa gola. Spektakli nisi në fraksionin e dytë, kur Renato Gjini realizoi një supergol me roveshatë, duke ndezur stadiumin dhe i dhënë avantazhin skuadrës korçare.
Skënderbeu vijoi presionin dhe gjeti edhe golin e dytë me Beshirajn, i cili shënoi në debutimin e tij me fanellën bardhekuqe. Në minutat shtesë, Kastrioti ngushtoi diferencën me një goditje të bukur nga distanca të Skerdi Xhixhos, por pa mundur të shmangë humbjen.
Me këtë fitore, Skënderbeu konsolidon kryesimin dhe shkëputet për momentin në +8 pikë nga ndjekësi Laçi, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt objektivit të sezonit.
"KORCA BOOM"



















