top of page

SKËNDERBEU më i shtrenjti i kategorisë së parë, kushton 3.32 milion euro! Ja cilët janë lojtarët që kushtojnë më shumë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Skënderbeu në këtë sezon duket se ka objektivin e vetëm ngjitjen në superligë, ndërkohë që ka mbetur vetëm një ndeshje nga faza e dytë dhe është edhe faza e tretë për tu luajtur.


Në këtë moment, pas mbylljes edhe të merkatos dimërore, me afrime dhe huazime, Skënderbeu bën bilancin dhe sipas transfermarkt është skuadra më e shtrenjtë e kategorisë së parë, me vlerë 3.32 milion euro si skuadër.


Padiskutim që lojtarë të shumtë vlerësohen maksimalisht në treg, ndërkohë që dy lojtarët që spikasin janë Marko Alia dhe sulmuesi Saleh Nasr. Nga 350 mijë euro kushton secili prej dy më të shtrenjtëve te Skënderbeu, ndërkohë që pas tyre vlen Paolo Estrela dhe 225 mijë euro dhe Randi Dumfor me 200 mijë euro.


Më poshtë kemi sjellë edhe listën zyrtare të Skënderbeut me vlerat në treg, që në total e bëjnë Skënderbeun skuadrën më të shtrenjtë:

 

Marko Alia                     350 mijë euro

Saleh Nasr                     350 mijë euro

Paolo Estrela                 225 mijë euro

Randi Dumfor               200 mijë euro

Kosta Vangjeli               175 mijë euro

Dejvid Janaqi                 175 mijë euro

Salim Abubakar            175 mijë euro

Klevis Shaqe                  150 mijë euro

Marko Ramos               150 mijë euro

Mario Beshiraj              150 mijë euro

Baba Musa                     150 mijë euro

Luko Vasquez                125 mijë euro

Klaidi Çela                      100 mijë euro

Amarildo Dervishaj     100 mijë euro

Ergi Zenullari                 100 mijë euro

Foti Çuçka                      100 mijë euro

Mario Gjata                     75 mijë euro

Aldi Gjumsi                      75 mijë euro

Renato Gjini                     50 mijë euro

Gift Akpama                    50 mijë euro

Emmanuel Chuk             10 mijë euro

“KORÇA BOOM”


bottom of page