top of page

Skënderbeu nxjerr talente, klubi francez ndjek ish-futbollistin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Paraqitjet e shkëlqyera me Shqipërinë U21, ku ai është shndërruar në një nga pikat kyçe të skuadrës, si dhe forma e lartë e treguar në kampionatin ukrainas, kanë bërë që një klub i elitës në Francë të vihet në ndjekje të tij.


Djaloshi i larguar nga Skënderbeu një vit më parë ka shkëlqyer me skuadrën ku aktivizohet aktualisht, duke u kthyer në një faktor vendimtar. Golat dhe asistet e tij kanë ndihmuar ekipin jo vetëm të ngjitet në elitë, por edhe të konsolidojë pozitat si një skuadër konkurruese.


Sipas informacioneve që vijnë nga Ukraina, Rashica është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të merkatos për një klub të Ligue 1, i cili e ka monitoruar rregullisht gjatë kësaj periudhe. Interesi është konkret, por për momentin nuk bëhet i ditur emri i skuadrës franceze.


Gjithashtu, nuk ka ende detaje në lidhje me fazën në të cilën ndodhen negociatat mes palëve, ndaj mbetet për t’u parë në vijim nëse forma e mirë e futbollistit do të kurorëzohet me një transferim në një nga kampionatet më të forta të Europës.

"KORCA BOOM"


bottom of page