top of page

Skënderbeu në Korçë, stërvitje në temperatura nën zero dhe mungesa e futbollistëve të huaj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Skudra e Skënderbeut ka nisur stërvitjet e saj në Korçë pas kthimit nga ndeshja me Tiranën. Ekipi, nën drejtimin e stafit teknik, zhvilloi stërvitjen e ditës sot në orën 11:00.


Edhe pse temperaturat ishin disa gradë nën zero, kjo nuk i pengoi korçarët të zhvillonin një proces stërvitor të plotë.


Megjithatë, situata vazhdon të jetë shqetësuese për katër futbollistët e huaj: Luko Vaskuez, Randi, Baba Musa dhe Nasri, të cilët ende nuk mund të bashkohen me ekipin. Sipas komunikimeve të tyre me drejtuesit e klubit, nuk mund të jepet ende një datë e saktë për mbërritjen e tyre, pasi gjithçka varet nga ambasadat që duhet të lëshojnë vizat.


Këta futbollistë janë titullarë dhe mungesa e tyre ndjehet dukshëm në forcën e skuadrës.

"KORCA BOOM"


bottom of page