Skënderbeu “nënshtron” kryeqytetasit dhe del nga “zona e ftohtë”/ Dinamo bën “harakirin” në Korçë
Dinamo 0 - 2 Skënderbeu
(Nasr 70' Bismark 85')
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Dobjani; Lagonidis, Totre, Nasr, Bismark, Janaqi, Drame, Shkëmbi, Zenullari, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
DINAMO: Teqja; Dita, Hoxhallari, Ismaili, Lorran, Alhassan, Qefalija, Meta, Farruku, Malomo, Vila. Trajner: Ilir Daja.
Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme në Korçë përballë Dinamos, duke fituar me shifrat 2-0.
Gjithçka ndodhi pas një pjese të dytë të ndezur ku kishte shumë raste dhe polemika, me gola të anuluar, penallti të dhëna e të humbura dhe VAR-in që u bë protagonist.
Në fund ishin korçarët të cilët me meritë kërkuan dhe gjetën dy golat që regjistruan një fitore të rëndësishme ndaj ekipit dinamovit që po humb hapin e kreut.
“KORÇA BOOM”
















