top of page

SKËNDERBEU rikthehet në mesjavë/ Ja ndeshjet e javës së 9-të, ditët dhe oraret!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Java e 9-të e kategorisë së parë rikthehet në mesjavën e ardhshme, pra jo si zakonisht. Për shkak të ngjeshjesh së kampionatit ndeshjet e radhës luhen të martë dhe të mërkurë, pra të martë dhe të mërkurë.


Një ndeshje sipas kalendarit luhet të martë dhe ajo është Apolonia-Iliria, takim që luhet më 28 tetor.


Më pas të mërkurë vjen radha e pesë çifteve të tjera, teksa e veçanta është se të gjitha ndeshjet luhen në një orë, ora 14:00.


Skënderbeu këtë javë të 9-të udhëton për tu përballur me Kastriotin në transfertë, një ndeshje që në fakt duket e lehtë në letër, për shkak të gjendjes së krutanëve deri tani, por në fakt pritet të jetë një përballje e luftuar. Gjithsesi Skënderbeu do të kërkojë trepikëshin në këtë transfertë.


Nga ana tjetër Pogradeci që vjen pas fitores në javën e 8-të, luan në transfertën e Peshkopisë dhe gjen Korabin, një kudnërshtar i fortë, por që liqenorët do të kërkojnë të mos dalin pa pikë.


Më poshtë sjellim të gjitha duelet e javës së 9-të, ditët dhe oraret tashmë të përcaktuara nga FSHF-ja:

 

Java 9    

E Martë 28.10.2025

Ora 14:00 Apolonia – Iliria


E Mërkurë 29.10.2025

Ora 14:00 AF Luftëtari – Laçi

Ora 14:00 Besa – Kukësi

Ora 14:00 Kastrioti – Skënderbeu 

Ora 14:00 Korabi – Pogradeci

Ora 14:00 Burreli – Lushnja

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page