top of page

Çifti nga Maliqi, Rozeta-Geraldo, lindin katërnjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një lajm i gëzueshëm është ndarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se në Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, një nënë e re ka sjellë në jetë katërnjakë përmes një shtatzënie natyrale.


“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro ardhur nga një shtatzani natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë”, njofton MSHMS.


Ministria ka vlerësuar përkushtimin e stafit mjekësor, duke theksuar se ky është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe humanizmit që karakterizon bluzat e bardha në vend.


“Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, në Tiranë.”- pwrfundon njoftimi.


Kujtojmë se familja përfiton nga programi i mbështetjes financiare “Bonusi i bebes”, një nismë e qeverisë shqiptare që është zbatuar që prej vitit 2019 dhe synon të ndihmojë familjet që sjellin në jetë fëmijë, duke ofruar mbështetje të menjëhershme financiare për çdo lindje të re.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page