top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu mposht shpejt e shpejt Elbasanin, ngjitet në vendin e 4-t!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu-Elbasani 3-0

(25-10, 25-16, 25-19)

 

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mposhtur pasditen e djeshme Elbasanin në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, duke arritur fitoren e dytë radhazi. Sigurisht që fitorja e djeshme ishte më e lehtë, përballë elbasanllinjve të vendit të fundit.


3-0 ka arritur të fitojë Skënderbeu pastër në shifra, duke mos e diskutuar në asnjë moment këtë fitore që vlejti edhe për atë se e ngjiti Skënderbeun në vendin e katërt për herë të parë në këtë sezon.


Pas javës së 7-të të superligës në volejboll për meshkuj kryeson Partizani me 15 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Tirana 14 pikë, Vllaznia 12 pikë dhe vjen më pas Skënderbeu me 8 pikë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page