SKËNDERBEU shkëputje të frikshme në kategorinë e parë/ Ja renditja!
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Sot janë luajtur vetëm 3 ndeshjet e para të javës së tetë të kategorisë së parë, ndërkohë që 3 ndeshjet e tjera do të luhet nesër.
Ajo që bie në sy është fitorja e Skënderbeut, nuk është risi kjo fitore e sotme ndaj Besës 1-0, por shkëputja që Skënderbeu ka krijuar nga ndjekësit në vetëm 8-të javë të luajtura.
Më poshtë po sjellim tabelën e renditjes me ndeshjet e deritanishme, ndërkohë që Skënderbeu është në krye me 22 pikë dhe diferenca me vendin e dytë është plot 8 pikë.
Është Iliria pas Skënderbeut me 14 pikë dhe më pas vijnë skuadrat e tjera, ndërkohë që kjo shkëputje është vërtet e frikshme.
Këtë Skënderbeu askush nuk ka mundur ta ndalë në 8-të javë, duke mos njohur asnjë humbje, ndërkohëq ë kanë mbetur edhe vetëm 3 ndeshje për të mbyllur fazën e parë dhe për të thënë fjalën e fundit.
Skënderbeu po “vrapon” drejt superligës për ta kapur një orë e më parë dhe një start i tillë duket se e bën të mbyllur qysh tani kreun e kategorisë së parë, ndërkohë që ekipet e tjera duhet të mendojnë për vendin e dytë dhe poshtë.
Java 8
SOT (24.10.2025)
Iliria – Korabi 2-1
Lushnja – Apolonia 0-1
Skënderbeu – Besa 1-0
NESËR (25.10.2025)
Ora 14:00 Pogradeci – Kastrioti
Ora 14:00 Kukësi – AF Luftëtari
Ora 14:00 Laçi – Burreli
“KORÇA BOOM”
















