Skënderbeu sot miqësore ndërkombëtare ndaj grekëve të Panetolikos
- 1 day ago
- 1 min read
Pas katër miqësoreve të para erdhi momenti që Skënderbeu të luajë një test tjetër ndërkombëtar ndaj grekëve të Panetolikos. Pikërisht sot në orën 18:00 bardhekuqtë e Julian Ahmataj do të presin skuadrën greke, ndeshje e cila do të luhet në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.
Në fakt miqësorja ishte planifikuar së pari të luhej në Pogradec, por gjithçka u ndryshua dhe në këtë mënyrë Skënderbeu sot do të presë Panetolikos në Korçë.
Në katër ndeshjet e para miqësore Skënderbeu humbi së pari ndaj maqedonasve të Strugës dhe më pas me Partizanin.
Dy takimet e fundit me ekipet e kategorisë së parë, Besa dhe Kukësi, bardhekuqtë i fituan dhe sot është prova e pestë e miqësoreve, fiks 2 javë përpara startit të sezonit të ri të superligës.
Miqësore
Skënderbeu - Panetolikos
E Shtunë, 8 Gusht | Ora 18:00
Aneksi i stadiumit "Skënderbeu"
Miqësoret e Skënderbeut
Skënderbeu-Struga 0-1
Skënderbeu-Partizani 0-2
Skënderbeu-Besa 2-1
Skënderbeu-Kukësi 2-1
SOT Ora 18:00 Skënderbeu-Panetolikos
“KORÇA BOOM”
















