SKËNDERBEU sot vlen vetëm fitorja ndaj Korabit/ Laçi dhe Pogradeci presin fitore në ndjekje të bardhekuqve!
- Mar 18
- 1 min read
Java e 27-të rikthehet këtë mesjave dhe luhet e gjtiha ditën e sotme. Kjo bëriqë skuadrat të kishin pak kohë për tu përgatitur, ndërkohë që e veçanta është se tre skuadrat e kreut të kategorisë së parë do të luajnë sot në shtëpi dhe po nga të treja pritet fitore.
Në këtë mënyrë të gjitha takimet e javës së 27-të luhen të mërkurën, ditën e sotme më 18 mars dhe të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 15:00, pra në të njëjtën orë.
Skënderbeu, kryesuesi i kësaj kategorie do të presë në shtëpi Korabin, një përballje tjetër që vlen vetëm 3 pikë. Ndërkohë që Skënderbeu e ka të lehtë në letër, kurbinasit e vendit të dytë do të presin në shtëpi Besën dhe sigurisht që është një ndeshje për tu ndjekur.
Vendi i tretë, Pogradeci pret Ilirinë dhe edhe kjo duket një ndeshje e lehtë në letër.
Të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orë dhe duket se edhe këtë javë tre ekipet e kreut do të shënojnë fitore.
Më poshtë sjellim edhe tabelën e ndeshjeve të javës së 27-të:
Java 27
18 mars 2026 (SOT)
ORA 15:00 Skënderbeu – Korabi
ORA 15:00 KF Laçi – Besa
ORA 15:00 Pogradeci – Iliria
ORA 15:00 Kastrioti – Burreli
ORA 15:00 AF Luftëtari – Apolonia
ORA 15:00 Kukësi – Lushnja
“KORÇA BOOM”
















