top of page

Skënderbeu vazhdon serinë e fitoreve në volejboll për femra, triumf i pastër ndaj Teutës në transfertë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 10
  • 1 min read

Teuta-Skënderbeu 0-3

(15-25, 20-25, 19-25)


Vajzat e ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra vazhdojnë serinë e fitoreve, duke triumfuar edhe këtë javë në transfertë ndaj ekipit të Teutës. Nën drejtimin e trajnerit Eriol Haxhillari, korçaret zhvilluan një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke fituar me rezultatin 3-0 në sete.


Seti i parë nisi me dominim të menjëhershëm nga skuadra mike, e cila mori avantazhin dhe e mbajti ritmin përgjatë gjithë lojës. Diferenca e krijuar në pikë u ruajt deri në fund, me Skënderbeun që e mbylli setin me shifrat 15–25.


Seti i dytë ishte më i ekuilibruar, por në asnjë moment nuk u vu në diskutim fitorja e korçareve. Ato ruajtën kontrollin dhe ritmin e lojës, duke e fituar setin me rezultatin 20–25.


Seti i tretë ishte një pasqyrë e dy seteve të para – Skënderbeu tregoi sërish superioritet në lojë dhe organizim, duke e mbyllur me rezultatin 19–25.


Me këtë fitore, Skënderbeu konfirmon formën e mirë dhe ambiciet për këtë sezon, ndërsa ndodhet në një seri pozitive që e forcon pozitën në kampionat.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page