top of page

SKËNDERBEU/ Vjen largimi i parë nga bardhekuqtë!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Largimet nga Skënderbeu kanë filluar. Mësohet se bardhekuqtë ndajnë përfundimisht rrugët me Mario Beshirajn.


Beshiraj ndërkohë ka filluar negociatat për të gjetur ekipin e ri. Kujtojmë se bardhekuqtë e afronin në fundin e muajit janar, ndërsa Beshiraj kontribuoi si protagonist për rikthimin në elitë.


Sulmuesi 26-vjeçar realizoi gjashtë gola dhe asistoi një tjetër në 14 paraqitje. Te Skënderbeu ndërkohë do të ketë ndryshime të shumta.


Trajneri Julian Ahmataj duhet t’i kthejë korçarët sërish në një ekip pretendent. Dhe për këtë puna do të fillojë në ditët e fundit të muajit qershor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page