top of page

SOT/ Dinamo e hap në Korçë ndaj Skënderbeut: Egnatia synon “arratinë” në Rrogozhinë përmes Vorës

2 days ago
1 min read

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të të “Abissnet Superiore”. Fillimisht do të jetë Dinamo që do të zbresë në fushë për të sfiduar Skënderbeun në Korçë. Ky takim është e përcaktuar të nisë në orën 16:00.


Kryeqytetasit duan t'i japin fund oshilacioneve në kampionat pas një serie prej 2 barazimesh në ndeshjet e fundit, ndërsa Skënderbeu i ka jetike pikët për t’u larguar disi nga pozicioni i zonës së kuqe.


Në mbrëmje do të jetë radha e Egnatias që pret në Rrogozhinë Vorën, ora 18:30. Duke marrë shkas nga humbja e Teutës në kryeqytet, rrogozhinasit kanë shansin më të mirë për të krijuar shkëputjen dhe nisur arratinë në krye.


Edhe në krahun tjetër, ekziston e njëjta dëshirë, ku skuadra e Bellait ka nevojë gjithashtu për pikët. Distanca me skuadrat më sipër dhe ato më poshtë është minimale, çfarë do të thotë se vorakët nuk bëjnë kompromise për rezultatin.


JAVA 11

7 nëntor (DJE)

Tirana-Teuta 1-0

Laçi-Partizani 0-1

Vllaznia-Elbasani 1-0


8 nëntor (SOT)

Dinamo-Skënderbeu Ora 16:00

Egnatia-Vora Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page