top of page

SOT, 14 Shtator 2026, nis viti i ri shkollor 2026–2027/ Ja çfarë ndryshon këtë vit!

2 days ago
1 min read

Sot, më 14 Shtator 2026, nis viti i ri shkollor 2026–2027 – ja çfarë ndryshon këtë vit!


Më 14 Shtator pra sot, nis zyrtarisht viti i ri shkollor në Shqipëri, me disa risi dhe masa të reja për nxënësit, mësuesit dhe shkollat.


Dita e parë do të jetë ndryshe: Nuk do të zhvillohet procesi i zakonshëm mësimor. Nxënësit do të njihen me mësuesit, njëri-tjetrin dhe ambientet e shkollës, si dhe do të informohen për organizimin e vitit shkollor.


Ndalimi i celularëve do të zbatohet me rigorozitet gjatë orarit të mësimit, ndërsa shkollat do të kenë rregullat e tyre të brendshme për zbatimin e kësaj mase.


Kurrikula e re nis të zbatohet këtë vit për klasat I, dhe VI, së bashku me tekste të përditësuara.


Për herë të parë, nxënësit nga klasa I deri në V do të pajisen me tekste shkollore të reja dhe falas.


Siguria është një tjetër prioritet. Policia e Shtetit ka kërkuar intensifikimin e kontrolleve brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave, si dhe monitorimin e zbatimit të planit të masave.


Janë marrë gjithashtu masa për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës, përfshirë angazhimin e punonjësve të Policisë Bashkiake pranë institucioneve arsimore.


Një vit i ri shkollor që nis me rregulla të reja, më shumë siguri dhe më shumë mundësi për nxënësit.


Suksese të gjithëve

“KORÇA BOOM”


bottom of page