top of page

Sot, 80 vite jetë për një nga zërat më të dashur të Pogradecit, Roza Dhami!

  • Feb 22
  • 1 min read

Sot, 80 vite jetë për një nga zërat më të dashur të Pogradecit, Roza Dhami.


E lindur më 22 shkurt 1946 në Pogradec, në një familje me tradita të hershme në muzikën popullore, ajo u rrit mes tingujve që më pas do t’i kthente në identitet artistik.


Karrierën e nisi në vitin 1965 pranë Ansamblit Artistik të Shtëpisë së Kulturës në Pogradec, ndërsa në vitin 1968 u emërua këngëtare profesioniste në Estradën e qytetit, ku kontribuoi deri në daljen në pension në vitin 1990.


Emri i saj lidhet me skenën e madhe të festivaleve. Në Festivali i 5-të i Këngës në RTSH interpretoi “Vala e Drinit”, e vlerësuar me çmim të dytë, si dhe “Kur bie fyelli e çiftelia”. Dy vite më vonë, në Festivali i 7-të i Këngës në RTSH, solli për publikun këngën “Miqësi e Re”.


Me një repertor që ka mbetur gjatë në memorien e publikut shqiptar, Roza Dhami konsiderohet simbol i muzikës popullore dhe qytetare pogradecare. Për kontributin e saj në zhvillimin e jetës artistike të qytetit, Bashkia Pogradec e ka nderuar me titullin “Qytetare Nderi”.


80 vite jetë, një jetë në shërbim të këngës dhe të qytetit që e deshi dhe e duartrokiti gjithmonë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page