top of page

Temperatura deri në 34 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Jun 16
1 min read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat e pakta deri mesatare më të theksuara, në relievet malore në lindje.


Nga orët e mesditës deri ato pasdite në relievet malore në lindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page