Sot dita e ndeshjes/ Skënderbeu në Angli, ora 14:00 përballë Aston Villës. Forca “Ujqër”!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Aston Villa U-19 – Skënderbeu U-19
ORA 14:00
Gjyqtarë: Kevin O’Sullivan, Allen Lynch (Irl), Fintan Butler (Nir)
Gjyqtar i katërt: Richie Watkins (Eng)
Më së fundi ka mbërritur edhe dita e ndeshjes europiane për Skënderbeun U-19, teksa sot në orën 14:00 Skënderbeu do të luajë në Angli ndaj Aston Villës U-19 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League.
Është nga ato ndeshje që mund të shkruhet historia e madhe për fanelën bardhekuqe apo edhe për futbollin shqiptar dhe këtë e kanë në dorë “Ujqërit” e Skënderbeut.
Pas ndeshjes së parë 1-1, sot në Angli janë gjithë shpresat e Skënderbeut për një rezultat pozitiv dhe pavarësisht se fitorja duket se e vështirë, ajo nuk është e pamundur. Nëse Skënderbeu sot zhvillon lojën e 2 javëve më parë në Korçë, të gjithë besojnë se mund tia dalë.
Me të vërtetë sot të gjithë me “sytë” nga Anglia, ku Skënderbeu ka në dorë fatet e kualifikimit historik.
Forca djema! Sot gjithë Shqipëria është me ju!
“KORÇA BOOM”



















