SOT finalja e madhe e Ligës “Gjergj Kastrioti”/ Suksese Skënderbeut!
- 11 hours ago
- 1 min read
Pas kalimit në finale e madhe të Ligës “Gjergj Kastrioti” sot është radha e finales së madhe të kësaj Lige, teksa Skënderbeu padiskutim ka bërë një hap të madh, duke arritur deri këtu.
Pikërisht sot në orën 16:00 Skënderbeu në volejboll për mes
hkuj do të ketë përballë në finale Partizanin, takim që do të luhet në palestrën sportive në Farkë.
Një ndeshje e vështirë për bardhekuqtë, por finalet gjithmonë janë finale dhe Skënderbeu ka shanset e veta për të ëndërruar pse jo edhe trofeun.
Partizani dhe Skënderbeu janë skuadrat më të mira mbarëshqiptare dhe të kuqtë vitet e fundit i kanë dominuar përballjet ndaj bardhekuqve. Shpresojmë që sot të jetë radha e Skënderbeut.
Suksese sot në orën 16:00 “Ujqër”! Na nderoni!
“KORÇA BOOM”
















