top of page

SOT radha e Skënderbeut për fitore ndaj Kukësit/ Po sot luajnë tre skuadrat e kreut

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Tashmë gjithçka është zyrtare. Përpos shortit ku ekipet në fazën e tretë të kategorisë së parë kanë njohur kundërshtarët, tashmë për javën e 23-të vjen edhe lajmi zyrtar, teksa janë përcaktuar ditët dhe oraret zyrtare.


Në këtë mënyrë java e 23-të luhet e ndarë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën, pra sot dhe nesër, ku luhen nga tre takime në ditë.


Të shtunën, ditën e sotme të 21 shkurtit luhen tre takimet e para, teksa e veçanta është se tre skuadrat kryesuese luajnë ditën e parë të ndeshjeve të kësaj jave. Laçi i vendit të dytë do të presë Luftëtarin në shtëpi dhe Pogradeci do të presë Lushnjën, dy ndeshje që startojnë në orën 13:30.


Ndërkohë ndeshja e tretë e ditës së sotme do të jetë ajo e stadiumit “Skënderbeu”, ku nën projektorët e dritave do të luajë Skënderbeu vendas që pret Kukësin e vendit të fundit, takim që starton në orën 16:30.


Më pas të neër luhen tre ndeshjet e fundit të kësaj jave dhe të tre takimet startojnë në të njëjtën orë, 13:30, ku Burreli ka përballë Korabin, Iliria pret Besën dhe Kastroti do të përballet me Apoloninë. 

 

JAVA 23

(SOT) 21 shkurt

Ora 14:00 Laçi-Luftëtari

Ora 14:00 Pogradeci-Lushnja

Ora 16:30 Skënderbeu-Kukësi


(NESËR) 22 shkurt

Ora 13:30 Burreli-Korabi

Ora 13:30 Iliria-Besa

Ora 13:30 Kastrioti-Apolonia

“KORÇA BOOM”


bottom of page