E FUNDIT/ Ish-i Skënderbeut do të firmosë në Rusi. Pritet të fitojë 650 mijë euro në sezon!
- 1 hour ago
- 1 min read
PUNË E KRYER
Goditja e fundit nga legjionarët, Gripshi transferohet në Rusi.
Superliga Shqiptare Fan Club mëson ekskluzivisht se Nazmi Gripshi do të bëhet pjesë e Rubin Kazan. Sulmuesi 28-vjeçar i cili mahniti Kazakistanin me fanellën e Astana, ka realizuar një levizje të bujshme në limitet e merkatos, nën kujdesin e Shkumbin Qormemetit.
Gripshi do të nënshkruajë për 2 vite e gjysmë për skuadrën ruse, ndërsa Astana përfiton 500 mijë euro nga kjo lëvizje. Sulmuesi do të përfitojë 650 mijë euro në sezon, ndërsa do të bashkohet me ekipin ditët në vijim.
28-vjeçari fitoi dhe besimin e Sylvinhos në nëntor, ndërsa pritet të jetë sërish pjesë e kombëtares kuqezi.
“KORÇA BOOM”



















