Jetonte i vetëm, 53-vjeçari gjendet i vd*kur pas disa ditësh
- 43 minutes ago
- 1 min read
Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë brenda apartamentit ku jetonte në Cuneo, në veri të Itali.
Sipas mediave italiane, mes tyre edhe La Stampa, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur prej të paktën një jave. Banorët e pallatit kishin raportuar një erë të rëndë dhe të vazhdueshme në shkallët e godinës, çka i shtyu autoritetet të ndërhyjnë.
Dy ditë më parë, zjarrfikësit dhe karabinierët arritën të futeshin në apartamentin që ndodhet në rrugën “Via Luigi Gallo”, ku zbuluan trupin e pajetë të 53-vjeçarit. Sipas hetimeve paraprake, ai jetonte i vetëm dhe prej ditësh askush nuk ishte interesuar për të.
Nga verifikimet e para, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore, megjithatë autoritetet po vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit të Cuneos, ndërsa pritet identifikimi zyrtar dhe paraqitja e të afërmve për vijimin e procedurave ligjore.
"KORCA BOOM"



















