top of page

Punëtori i OSHEE humb jetën gjatë riparimit të një shtylle elektrike

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në fshatin Rrilë, rreth orës 09:40, ku një 27-vjeçar humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike.


I riu, me origjinë nga Gojani dhe banues në fshatin Pllanë, punonte prej tre vitesh pranë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).


Sipas informacioneve paraprake, ai ishte thirrur nga banorët për një ndërprerje të energjisë elektrike dhe së bashku me dy kolegë kishte shkuar për të riparuar një defekt në një shtyllë elektrike, vetëm 50 metra larg nënstacionit.


Ndërsa po ngjitej në shtyllë, 27-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi jetën menjëherë. Paraprakisht dyshohet se njëra prej linjave paralele nuk ishte stakuar nga punonjësit e nënstacionit, duke kontribuar në tragjedinë fatale.


Hetimet fillestare po fokusohen edhe mbi mosrespektimin e rregullave të sigurisë në punë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page