top of page

Makina përmbyset, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Libofshë, në vendin e njohur si Rreth-Libofshë.


Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Seat” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash saj. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, shtetasja me inicialet A. P.


E dëmtuara është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitali Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se ajo është jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page