Dërgohet me urgjencë në spital, por 62-vjeçari nuk mbijeton
- 13 hours ago
- 1 min read
Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij.
Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, më datë 18.02.2026, 62-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, pasi dyshohej se kishte konsumuar lëndën toksike në banesën e tij në fshatin Petrelë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga stafi shëndetësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e rastit.
"KORCA BOOM"



















