top of page

SOT radha e Skënderbeut/ Sy e veshë në Rrogozhinë. “Ujqërit” për pikë ndaj kampionëve

Sep 4
1 min read

“Abissnet Superiore” rikthehet diën e premte me një tjetër javë emocionuese dhe që premton spektakël. Egnatia – Skënderbeu ngre siparin e javës së tretë sot më 4 shtatorit. Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet në “Arena Egnatia” në orën 18:30.


Java vijon me dy sfida të tjera të shtunën. KF Laçi pret Teutën në shtëpi të shtunën në orën 16:00, ndërsa të kuqtë e Partizanit do të udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë në “Loro Boriçi” në orën 18:30.


Më 6 shtator do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së tretë. Tirana do të përballet me FK Vorën në “Selman Stërmasi” në orën 16:00, ndërsa siparin e javës së tretë do ta ulë sfida Dinamo City – AF Elbasani në orën 18:30 në “Elbasan Arena”.


Java 3


E PREMTE 04 shtator 2026

Egnatia – Skënderbeu ORA 18:30


E SHTUNË 05 shtator 2026

KF Laçi – Teuta ORA 16:00

Vllaznia – Partizani ORA 18:30


E DIEL 06 shtator 2026

Tirana – FK Vora ORA 16:00

Dinamo City – AF Elbasani ORA 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page