Sot starton java anti-Tirana/ Skënderbeu 4 ndeshje zyrtare këtë janar!
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Janari është muaji që Skënderbeu prite të luajë katër përballje, tashmë të përcaktuara me data dhe orare nga ana e FSHF-së. Skënderbeu këtë janar luan katër ndeshje duke filluar nga e shtuna e ardhshme.
Në këtë mënyrë të shtunën e 10 janarit bardhekuqtë luajnë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës në kryeqytet, ndërkohë që më pas vijnë tre përballje të kategorisë së parë.
Skënderbeu për kampionat pret Luftëtarin më 17 janar, takim që do të startojë në orën 16:00. Më pas në javën e 19-të, bardhekuqtë luajë në transfertën e Besës që luhet më 24 janar, ndërkohë që më 31 janar, ditën e fundit të muajit, bardhekuqtë presin në shtëpi Kastriotin.
Më poshtë sjellim të gjitha ndeshjet e zyrtarizuara të janarit:
KUPA E SHQIPERISË
Turi i Dytë
10 janar 2025 (E Shtunë)
Ora 13:00 Tirana-Skënderbeu
JAVA 18
17 janar 2025 (E Shtunë)
Ora 13:30 Laçi-Kukësi
Ora 13:30 Pogradeci-Besa
Ora 13:30 Iliria Kastrioti
Ora 13:30 Lushnja-Korabi
Ora 13:30 Burreli-Apolonia
Ora 16:00 Skënderbeu-Luftëtari
JAVA 19
24 janar 2025 (E Shtunë)
Ora 13:30 Korabi-Iliria
Ora 13:30 Kastrioti-Pogradeci
Ora 13:30 Besa-Skënderbeu
Ora 13:30 Luftëtari-Kukësi
Ora 13:30 Burreli-Laçi
25 janar 2025 (E Diel)
Ora 13:30 Apolonia-Lushnja
JAVA 20
31 Janar 2025 (e Shtunë)
Ora 13:30 Laçi-Luftëtari
Ora 13:30 Kukësi-Besa
Ora 13:30 Pogradeci-Korabi
Ora 13:30 Iliria-Apolonia
Ora 16:30 Skënderbeu-Kastrioti
1 Shkurt 2025 (E Diel)
Ora 13:30 Lushnja-Burreli
“KORÇA BOOM”



















