top of page

SOT starton java e 24-ër e kategorisë së parë/ Zbresin në fushë Pogradeci dhe Laçi. NESËR radha e Skënderbeut

  • Feb 28
  • 1 min read

Kategoria e parë do të rikthehet sot e nesër me ndeshjet e javës së 24-ër, teksa edhe këtë javë do të luhet e ndarë në dy ditë, ku tre ndeshje do të luhen ditën e sotme dhe tre të tjerat, nesër, pra të dielën.


Sipas kalendarit zyrtar ditën e sotme, pra të shtunën luhen 3 takimet e para dhe e veçanta është se të gjitha takimet startojnë në orën 13:30.


Në këtë mënyrë ndeshja hapëse sot do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Pogradecit, një përballje e fortë për liqenorët, por që nuk ka diskutim që do të kërkohet vetëm trepikëshi.


Po sot luhen edhe Korabi-Kastrioti dhe ndeshja e tretë është në Lushnjë, ku myzeqarët presin Laçin e vendit të dytë.


Më pas nesër në ditën e parë të muajit mars vjen radha e Skënderbeut. Bardhekuqtë këtë fundjavë do të luajnë në Gjirokastër, një sfidë jo fort e lehtë, që vlen vetëm 3 pikë për bardhekuqtë, pasi deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 10 javë.


Dy ndeshjet përmbyllëse të së dielës, janë: Besa-Burreli dhe Iliria-Kukësi. Më poshtë sjellim edhe përballjet e javës së 24-ër me datat dhe oraret përkatëse.

 

JAVA 24

28 shkurt 2026 (SOT)

Ora 13:30 Apolonia-Pogradeci

Ora 13:30 Korabi-Kastrioti

Ora 13:30 Lushnja-Laçi


1 mars 2026 (NESËR)

Ora 13:30 Luftëtari-Skënderbeu

Ora 13:30 Besa-Burreli

Ora 13:30 Iliria-Kukësi

“KORÇA BOOM”


bottom of page