SPAK nis hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, ish-kryeministri duhet të paraqitet për dëshmi
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
SPAK thërret Sali Berishën për dëshmi mbi ngjarjet e 21 janarit
SPAK ka thirrur Sali Berishën për të dëshmuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Sipas burimeve, ai duhet të paraqitet të premten, më 14 nëntor 2025.
Ish-kryeministri do të japë shpjegime për gjithçka që ndodhi brenda ambienteve të godinës së Kryeministrisë gjatë demonstratës së dhunshme, ku humbën jetën katër qytetarë.
SPAK po heton për të identifikuar urdhëruesit e vrasjeve të qytetarëve. Ndërkohë, Strasburgu e ka cilësuar 21 janarin si një krim shtetëror.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës më 21 janar 2011, u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Për vrasjen e Veizit dhe Myrtajt janë dënuar me një vit burg ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi, dhe me tre vite burg ish-gardisti Agim Llupo.
"KORCA BOOM"



















